Telegrafi

Liverpooli dhe Chelsea në ‘luftë’ për Chiesan

Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa nuk është vetëm një objektiv për Juventusin, Interin dhe Napolin, por edhe jashtë vendit me interesin e Chelseat dhe Liverpoolit.

Chiesa ka dy sezone që luan në nivele të larta me klubin italian dhe kjo ka bërë që shumë skuadra vendore dhe evropiane të vihen pas tij.

Sipas gazetës Tuttosport, Liverpooli dhe Chelsea po shtojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me sensacionin 21-vjeçar.

Lexo po ashtu Juventus e Inter në garë për Federico Chiesan

Çmimi i tij i tashmë është mbi 50 milionë euro dhe ai ka 10 paraqitje me ekipin e parë të Italisë, për të mos përmendur 75 ndeshje në Serie A nën brezin e tij.

Chiesa gjatë një dueli me Hysajn (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Nuk është sekret që Juventusi, Interi dhe Napoli i janë drejtuar të gjitha skuadrës Viola, por panë ofertat e tyre të refuzohen.

Tani biri i legjendës Enrico Chiesa është një objektiv kryesor për dy klubet angleze, Chelsean e Maurizio Sarrit dhe Liverpoolin e Jurgen Kloppit.

Lexo po ashtu Chiesa vazhdon të jetë caku kryesor i Napolit

Fiorentina kanë deklaruar vazhdimisht se nuk do të shesin në afatin kalimtar të janarit.

Ndërsa, në afatin e verës mund të ketë ankand ofertash nga të gjitha skuadrat e interesuara. /Telegrafi/