Liverpooli dhe Barcelona janë duke e kërkuar me ngulm asin e Leicesterit, Riyad Mahrez.
Sport shkruan se Barcelona po kërkon lojtarin algjerian, por Liverpooli është po ashtu në gjah të tij.
Ishte thënë më herët gjatë muajit se Jurgen Klopp e ka vënë Mahrezin në krye të listës së tij, gjithnjë sipas një raporti të atëhershëm të Daily Star.
Leicester do të duhet ta shesë lojtarin te ofertuesi më i madh dhe nuk do të kënaqet nëse nuk përfiton së paku 35 milionë funte nga lojtari.
Që prej kalimit në Angli nga Le Havre në vitin 2014, ai ka realizuar 110 paraqitje.
Mahrez gjatë kësaj periudhe ka shënuar plot 27 gola dhe ka qenë një nga lojtarët kyç në triumfin historik të Leicesterit në Ligën Premier. /Telegrafi/