Telegrafi

Liverpooli dhe Arsenali në ‘luftë’ për yllin e Ajaxit, Promes

Sulmuesi i Ajaxit, holandezi Quincy Promes po tërheq interesim të madh të gjigantëve nga Liga Premier.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Liverpooli dhe Arsenali janë duke shikuar me vëmendje paraqitjet e sulmuesit anësor holandez.

Promes ka qenë në radarin e Liverpoolit për një kohë të gjatë dhe madje ishte i lidhur edhe me një transferim në Anfield tre vjet më parë.

Promes duke festuar një gol me fanellën e Ajaxit

Me Sadio Manen që do të luaj në Kupën e Kombeve të Afrikës, raportet e mediave sugjerojnë ish-ylli i Spartak Moskës pritet të jetë një objektiv i madh në janar.

Madje edhe më parë, Jurgen Klopp ishte i interesuar të bashkohej me Promes gjatë kohës së tij me Borussia Dortmund.

Në anën tjetër, Topçinjtë gjithashtu kanë nevojë për të shtuar opsionet sulmuesi dhe ylli i Ajaxit shihet si ideal për lojën e tyre. /Telegrafi/