Site icon Telegrafi

Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali mësojnë çmimin e Gyokeres

Liverpool i është bashkuar Chelseat dhe Arsenalit mes klubeve të interesuara që do të tentojnë të nënshkruajnë me Viktor Gyokeres verën e ardhshme.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, sulmuesi i Sportingut ka të ngjarë të largohet nëse trajneri Ruben Amorim bashkohet me Manchester United.

Gyokeres mund të jetë në dispozicion për rreth 60 deri në 70 milionë euro.

Kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi, por klubi portugez dhe lojtari thuhet se kanë një marrëveshje për ta lënë atë të shkojë për më pak.

Këtë sezon, Gyokeres ka shënuar 14 gola dhe ka bërë katër asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat.

Andaj, kjo ka bërë që jo vetëm skuadrat angleze të alarmohen për çmimin e tij – duke synuar t’i marrin shërbimet e tij në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version