Telegrafi

Liverpooli bën ofertë për mesfushorin Laimer

Liverpooli është duke kërkuar me ngulm transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar veror.

Gjiganti anglez ka mbetur pa Naby Keita e Thiago Alcantara në mesfushë, derisa i lënduar mbetet edhe Oxlade-Chamberlain.

Synimi i The Reds ishin të nënshkruanin me Leandro Paredes nga PSG, por argjentinasi tanimë ka zgjedhur Juventusin.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë mesfushorin austriak të RB Leipzig, Konard Laimer dhe tanimë The Reds kanë nisur ofertën zyrtare.

Sipas asaj që ka raportuar Liverpool Echo, të kuqtë nga Anfield kanë nisur një ofertë prej 25 milionë eurove për reprezentuesin austriak.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Laimer u kërkuar shumë edhe nga Bayern Munich, por së fundmi bavarezët kanë ftohur interesimin për të.

Leipzig mund ta shes austriakun këtë verë pasi ai është futur në vitin e fundit të kontratës. /Telegrafi/