Liverpooli është skuadra e fundit që i është shtuar betejës për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin, e cila i skadon në qershor të këtij viti dhe ka refuzuar ta nënshkruaj atë.
Ky rebelim i tij ka bërë që shumë skuadra evropiane dhe në veçanti ato angleze të provojnë transferimin e tij, pasi edhe kosto do të ishte larg çmimit real të tij.
Sipas mediumit anglez The Mirror, të ‘armatosur’ me paratë e gatshme nga shitja prej 160 milionë eurosh e Philippe Coutinhos, Liverpool i është shtuar garës për të nënshkruar me Sanchezin.
Ky medium thekson se skuadra nga Anfield janë gati të paguajnë 35 milionë funte për sulmuesin kilian.
Me pronarët amerikan të klubit – Fenway Sports Group – dëshpërimi për t’i dhënë fund një pritje 28-vjeçare për titullin e Ligës Premier, Liverpool e dinë se mënyra e vetme për ta bërë veten kandidatë të vërtetë të titullit është të shpenzojnë shumë.
Trajneri i Reds, Jurgen Klopp e di se ai kurrë nuk mund të rivalizojë gjigantët e Manchester Cityt, Unitedit apo edhe Chelseat dhe ta fitojë titullin e Ligës Premier pa shpenzuar shumë para.
Kjo thuhet se është arsyeja pse diskutimet janë duke u zhvilluar mes pronarëve të Liverpoolit dhe Kloppit për të gjetur një mënyrë për të konkurruar për shërbimet e Sanchezit. /Telegrafi/