Liverpooli mori një lajm të keq disa ditë më parë, kur Virgil Van Dijk u lëndua në derbi me Evertonin.
Qendërmbrojtësi holandez pësoi një lëndim të rëndë gjatë një dueli me portierin e Evertonit, Jordan Pickford.
Gjithsesi Van Dijk tani do të mbetet jashtë fushave së paku gjashtë muaj dhe Liverpooli ka filluar të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e tij.
The Reds kanë nisur bisedimet me Schalke 04 për qendërmbrojtësin turk Ozan Kabak.
20-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira individuale dhe vlerësohet si njëri nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Bundesliga.
Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se kampioni në fuqi i Ligës Premier, është gati të shpenzojë 22 milionë euro për transferimin e lojtarit.
Gjithsesi Liverpooli duhet të shpejtojë për të nënshkruar me të, pasi në garë është edhe Milani.
Kabak e e ka idhull mbrojtësin holandez Van Dijk dhe ai është i lumtur për interesimin e Liverpoolit, por dy skuadrat tani duhet të merren vesh për çmimin e tij. /Telegrafi/