Kroacia ka përfunduar e dyta në kampionatin botëror të zhvilluar në shtetin rus.
Një prej lojtarëve më të dalluar te kombëtarja kroate pos dyshes Luka Mdric dhe Dejan Lovren, është edhe mbrojtësi biond, Damagoj Vida.
Ky i fundit mund të ndryshoj klub pasi që tashmë është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane.
Tottenham Hotëpsur, Everton si dhe Liverpool po kërkojnë shërbimet e 29-vjeçarit, i cili aktualisht është lojtar i Besiktasit.
Kjo e fundit për tu liruar nga shërbimet e lojtarit po kërkon hiq më pak se 30 milionë euro, megjithëse e kishte transferuara para gjashtë muajve për katër milionë sosh nga Zeniti.
Por, Liverpool është i gatshëm të harxhoj 22 milionë euro gjersa Everton rreth 18 milionë sosh, të cilat nuk janë të mjaftueshme për klubin turk.
Ndryshe, lojtari gjatë sezonit të kaluar ka pasur 13 paraqitje në të gjitha garat për klubin turk dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/