Telegrafi

Liverpool 5-0 Watford: Notat e lojtarëve, Van Dijk më i miri

Virgil van Dijk dhe Alexander-Arnold (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli arriti fitore ndaj Watfordit me rezultat 5-0 dhe kështu vazhdoi të jetë lider në Ligën Premier.

Golat për Reds në Anfield i shënuan Sadio Mane (9′, 20′), Divock Origi (66′) dhe Virgil van Dijk (79′, 82′).

Më i miri ishte Van Dijk, ndërsa përveç dy golashënuesve të tjerë me notë të lartë u vlerësuan edhe dy mbrojtësit anësor, Andrew Robertson-Trent Alexander-Arnold.

Virgil van Dijk duke festuar golin e dytë të tij (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë u vlerësua edhe Mohamed Sala, i cili bëri ndeshje mjaft të mirë përkundër se nuk shënoi edhe asistoi.

Te mysafirët më i miri ishte Will Hughes, por edhe mesfushori Abdoulaye Doucoure, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Livepool:

Watford:

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Evertonit. /Telegrafi/