Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në sfidën e luajtur në “St Jakobs-Park” në qytetin e Bazelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Muhamet Hyseni thotë se ky është vetëm fillimi, premton gola edhe në vazhdim
Sulmuesi i Kosovës, Muhamet Hyseni, është paraqitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Zvicrën ku ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.
Hyseni u fut në fushë në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë në debutim me përfaqësuesen dardane.
Hyseni shënoi golin e barazimit të Kosovës ndaj Zvicrës pas asistimit të Vojvodës.
Gliha: Zhegrova nuk dëshiron të luajë për Kosovën
Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, e ka quajtur gënjeshtar sulmuesin Edon Zhegrova.
Ka thënë se ai ka gënjyer se është refuzuar nga Kosova. Ka thënë se ylli i Lillet nuk ka dashur të vijë për Kosovën.
Gliha: Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë.
Visar Bekaj i kënaqur me pikën e fituar dhe i lumtur që luajti në ndeshje zyrtare me Kosovën
Visar Bekaj është shprehur shumë i lumtur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, që ka fituar rastin në ndeshje zyrtare me Kosovën.
Bekaj luajti për 90 minuta duke treguar paraqitje mjaft të mirë në mungesë të Aro Muric.
Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova të lumtur me rezultatin dhe paraqitjen
Dy yjet e Superligës së Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi u paraqitën në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Zvicrën, ku u shprehën të kënaqur me barazimin që arritën ndaj Zvicrës në Bazel.
Dellova: Duhet të jemi të kënaqur, duke marrë parasysh me çfarë ekipe luajtëm, me lojtarë të top-ligave. Ndoshta mund të merrnim më shumë, por duhet të jemi të kënaqur. Jemi profesionistë të gjithë. Hyjmë çdo ndeshje për të fituar.
Shaqiri: Kualifikim i vështirë, por e rëndësishme që jemi në Euro 2024
Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që Zvicra është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Ai ka thënë se ka qenë i vështirë ky kualifikim, por është e rëndësishme që janë në Euro 2024.
Kosova merr barazim ndaj Zvicrës si mysafir, Helvetët kalojnë tutje
Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baraz me rezultat 1-1 në sfidën e luajtur në “St Jakobs-Park” në qytetin e Bazelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Ndeshja nisi me një dominim të Zvicrës të cilët kishin posedimin dhe rastet në anën e tyre.
Vendasit patën disa mundësi të mira për gol, fillimisht me Ruben Vargas por gjuajtjet e tij u ndalën me sukses nga Visar Bekaj.
Shpërthen festa në Zvicër, Muhamet Hyseni shënon për të barazuar shifrat
Kosova ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Zvicrës në “St Jakobs-Park”, sfidë kjo e vlefshme për raundin e nëntë të kualifikimeve për Euro 2024.
Ishte Muhamet Hyseni ai i cili në minutën e 81-të arriti të shënojë për 1-1 pas një aksioni shumë mirë të organizuar nga Kosova.
Mbyllet ndeshja
Kosova merr një pikë, Zvicra kalon tutje.
90′ Katër minuta shtesë në ndeshje.
81′ Muhamet Hyseni shënon gol të bukur për 1-1. Sulmuesi e Llapit i jashtëzakonshëm në zonë, duke mposhtur Sommerin.
https://twitter.com/FootColic/status/1725989505939783714
65′ Zvicra shënon me Okafor, por ishte pozitë jashtë loje.
61′ Dellova pasim të bukur te Zeqiri, i cili nuk gjuan dhe ndalet nga mbrojtja.
56′ Muslija huq topin i vetëm me portier, topi shkon te Berisha, i cili gjuan mbi portë.
47′ GOL- Vargas shënon me kokë pas një tollovie në zonë.
https://twitter.com/HalalHuncho/status/1725981161300598953
Përfundon pa gola 45 minutëshi i parë i përballjes Zvicër – Kosovë
Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Zvicrës dhe Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e nëntë të grupit E për kualifikimet e Euro 2024.
Zvicra pati posedimin dhe rastet për gol por hasi në rezistencë të fortë nga mbrojtja e Kosovës e cila po duket ne disponim të mirë për lojë.
Mbyllet pjesa e parë
39′ Bytyqi harkon bukur në zonë, Rashani gjuan me kokë, por topi për pak jashtë.
26′ Shaqiri gjuan, Bekaj kap topin.
18′ Remo Freuler humb rast të qind për qind, huq me portën e zbrazët.
10′ Sërish rrezikon Okafor, por Bekaj bën pritje të bukur.