Telegrafi

Listohen katër rekordet e Lionel Messit që mund të mos thyhen kurrë

Llogaria “ESPN FC” në X (Ish-Twitter) ka zgjedhur katër rekorde të Lionel Messit që mund të mos thyhen kurrë.

Ylli argjentinas fitoi të hënën mbrëma (30 tetor) Topin e tetë të Artë në karrierë, ndërsa ndër vite ka futur në histori të futbollit të arritura që thjeshtë janë të paimagjinueshme.

Më poshtë mund t’i shikoni katër rekordet që parashikohet që të mos thyhen kurrë, edhe pse në futboll asgjë nuk mund të parashikohet:

Lexo po ashtu Mbrëmë e fitoi Topin e Artë ndërsa nuk ka qetësi për Messin - i duhet të përgënjeshtrojë lajme

1. Messi shënon 91 gola në një vit (2012) për Barcelonën.

2. Fitimi i 8-të Topave të Artë.

3. Shënimi i 678 golave ​​për Barçën.

Lexo po ashtu Messi emëroi një lojtar të Real Madridit që mund të fitojë Topin e Artë - nuk është Bellingham

4. Kontributi me 193 asistime vetëm në La Liga.

Të shikosh këto të dhëna të bëjnë pesimist nëse ndonjë lojtar në të ardhmen do të ketë mundësinë të arrijë këto rekorde.

Për më shumë se një dekadë, Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan futbollin, duke ndarë mes vete shumë çmime të mëdha. /Telegrafi/