Telegrafi

Lista me lojtarët më të ndëshkuar në shekullin XXI-të, dihet se cili është i pari

Sergio Ramos është padyshim njëri ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit.

Spanjolli, i cili tani luan për Paris Saint-Germain, ndër vite ka treguar cilësitë e tij në artin defanziv, por ka edhe disa të meta në lojën e tij.

Ndërsa ai është një lojtar i shkëlqyer, temperamenti i Ramos ndonjëherë zhgënjen.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Spanjolli e ka humbur atë në fushë shumë herë gjatë karrierës së tij dhe shpesh e gjen veten në telashe me gjyqtarët.

Tani kanë dalë statistikat që tregojnë se sa i padisiplinuar ka qenë mbrojtësi gjatë karrierës së tij.

ThePopFoot ka përpiluar një listë me 20 lojtarë që kanë pranuar më së shumti kartonë në shekullin XXI-të.

Dhe numri i kartave të Ramos është thjesht i çmendur. Shikoni listën e plotë më poshtë:

20) Paul Scholes – 173 (163 të verdhë, 10 të kuq)

19) Yannick Cahuzac – 173 (154 të verdhë, 19 të kuq)

18) Daniele de Rossi – 175 (160 të verdha, 15 të kuq)

17) Gary Medel – 177 (158 të verdhë, 19 të kuq)

16) Gennaro Gattuso – 179 (171 të verdhë, 8 të kuq)

15) Gerard Pique – 184 (172 të verdhë, 12 të kuq)

14) Sergio Busquets – 185 (183 të verdhë, 2 të kuq)

13) Diego Godin – 190 (177 të verdhë, 13 të kuq)

12) Ever Banega – 191 (178 të verdhë, 13 të kuq)

11) Gabi – 199 (188 të verdha, 11 të kuq)

10) Xabi Alonso – 201 (195 të verdhë, 6 të kuq)

9) Raul Garcia – 207 (199 të verdhë, 8 të kuq)

8) Maxi Pereira – 209 (199 të verdhë, 10 të kuq)

7) Scott Brown – 212 (193 të verdhë, 9 të kuq)

6) Javier Mascherano – 213 (201 të verdhë, 12 të kuq)

5) Arturo Vidal – 218 (208 të verdha, 10 të kuq)

4) Pepe – 220 (206 të verdha, 14 të kuq)

3) Felipe Melo – 227 (207 të verdha, 20 të kuq)

2) Dani Alves – 250 (234 të verdhë, 16 të kuq)

1) Sergio Ramos – 290 (263 të verdhë, 27 të kuq) /Telegrafi/