Telegrafi

Lista me fituesit në Brit Awards 2022, Adele – mbretëresha e mbrëmjes me tri çmime të rëndësishme

Është mbajtur të martën mbrëma ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës britanike, Brit Awards 2022.

Yje të shumtë ishin prezentë në “The O2 Arena” të Londrës për të ndjekur nga afër eventin, ndër ta edhe emrat e njohur ndërkombëtarë si: Adele, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo, Maneskin e shumë të tjerë.

Plot 12 çmime u dhanë për këngët, artistët dhe grupet më të arritura të vitit.

Për të dytin vit radhazi, në këtë mbrëmje u shpërblye me çmim edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo triumfoi në kategorinë e “Artistes më të mirë të zhanrit Pop/R&B”, duke lënë prapa emrat e njohur si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Pa dyshim mbretëresha e mbrëmjes ka qenë Adele, si artistja më e vlerësuar në edicionin e sivjetmë me gjithsej tri çmime të rëndësishme: “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” (për këngën “Easy On Me)” dhe “Albumi më i mirë i vitit” (për albumin “30”).

Më poshtë ju prezantojmë me listën e plotë të fituesve në Brit Awards 2022. /Telegrafi/

Kënga më e mirë e vitit – Adele, “Easy On Me”

Adele në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit – Olivia Rodrigo, “Good 4 U”

Olivia Rodrigo në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Artisti më i mirë i zhanrit Pop/R&B – Dua Lipa

Dua Lipa në Brit Awards 2021 (Foto: Arkiv)

Artisti më i mirë i zhanrit ‘rock’ dhe alternative – Sam Fender

Sam Fender në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Artisti më i mirë i zhanrit ‘dance’ – Becky Hill

Becky Hill në Brit Awards 2022 (Foto: Instagram)

Grupi më i mirë i vitit – Wolf Alice

Wolf Alice në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Artisti më i mirë ndërkombëtar – Billie Eilish

Billie Eilish në Brit Awards 2020 (Foto: Getty Images)

Artisti i ri më i mirë – Little Simz

Little Simz në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Artisti më i mirë i zhanrit rap – Dave

Dave në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Grupi më i mirë ndërkombëtar – Silk Sonic

Bruno Mars dhe Anderson [Silk Sonic] në BET Awards 2021 (Foto: Getty Images)

Artisti i vitit – Adele

Adele në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Çmimi i karrierës (Autori muzikor më i mirë i vitit) – Ed Sheeran

Ed Sheeran (Foto: Getty Images)

Albumi i vitit – Adele, “30”

Adele në Brit Awards 2022 (Foto: Getty Images)