Site icon Telegrafi

Lista me 11 lojtarët e paprekshëm nga Barcelona – tetë janë nën 24 vjeç, katër të ‘mëdhenj’ në shitje

Barcelona duket se është në rrugën e duhur për një tjetër afat të rëndësishëm transferues veror. Megjithatë, nuk ka gjasa të jenë ardhjet e mundshme që dominojnë lajmet, por ato që mund të largohen. Situata e pasigurt financiare e klubit do të thotë se do të kërkohen shitje të konsiderueshme, gjë që i ka detyruar zyrtarët e klubit të rishqyrtojnë nëse disa lojtarë janë “të patransferueshëm” apo jo.

Lajmi i madh i javës ka rrethuar Frenkie de Jong. Mesfushori holandez thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Barcelona gjatë verës, dhe nga ana tjetër, kjo ka bërë që klubi të konsiderojë gjithashtu një largim, veçanërisht pasi ai do të kishte një tarifë shumë të lartë transferimi.

Gazeta Marca vëren se de Jong nuk konsiderohet më si i paprekshëm nga Barcelona, ​​e cila është gjithashtu e hapur për shitjen e emrave tjerë si Raphinha, Jules Kounde dhe Andreas Christensen.

Lexo po ashtu Nga shitjet e Araujos dhe De Jongut, te zëvendësimi i Xavit dhe transferimet e verës – Deco flet për të gjitha

Në total janë 11 lojtarë që nuk do të lejohen të largohen në asnjë rrethanë: Robert Lewandowski, Ilkay Gundogan, Marc-Andre Ter Stegen, Ronald Araujo, Ferran Torres, Pedri, Gavi, Fermin Lopez, Alejandro Balde, Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal.

Edhe Vitor Roque ka gjithashtu të ngjarë që të përfshihet në këtë listë, megjithëse ai ndoshta është përjashtuar sepse sapo është bashkuar dhe nuk llogaritet fare largimi i tij.

Dhjetë prej prej tyre janë plotësisht të kuptueshme, por ndoshta është e habitshme që Lewandowski përfshihet në këtë listë.

Ai ka qenë dukshëm i dobët për Barcelonën këtë sezon dhe nuk ka gjasa të përmirësohet ndjeshëm nga tani deri në fund të karrierës së tij, duke pasur parasysh se tani është 35 vjeç. /Telegrafi/

 

Exit mobile version