Telegrafi

Lista me 10 lojtarët që PSG nuk i merr në turneun para-sezonal në Japoni

Paris Saint-Germain dëshiron të bëjë një revolucion në skuadër, pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.

Christophe Galtier po tenton të ndërtojë një skuadër kryesisht me lojtarë të rinj dhe që duan të luajnë për klubin dhe jo të përfitojnë miliona.

Andaj, sipas asaj që raporton L’Equipe, dhjetë lojtarë nuk do të udhëtojnë me pjesën tjetër të skuadrës së PSG-së për në Japoni.

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja se përse Icardi po dështon në karrierë: Argjentinasi bën seks 12 herë në ditë me Wanda Naran

Mauro Icardi, Layvin Kurzawa, Julian Draxler, Ander Herrera, Georginio Wijnaldum, Eric Junior Dina Ebimbe, Rafinha, Sergio Rico, Idrissa Gueye dhe Abdou Diallo, nuk janë në planet e klubit.

Kështu, PSG do të tentojë që gjatë kësaj verë t’i shesë ata, ndërsa për shumicën nuk ka ende interesim konkret.

Andaj, PSG do të tentojë deri në fund të këtij afati kalimtar që t’i largojë ata nga klubi, duke u liruar vendin prurjeve të reja. /Telegrafi/