Site icon Telegrafi

Lirohen dy politikanët serbë që u arrestuan në veri, gjobiten për prishje të qetësisë publike

Aleksandar Arsenijeviq, lider i Demokracisë Serbe dhe një person tjetër janë arrestuar të martën për shkak të shpërndarjes së rendit dhe qetësisë publike në veri.

Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani, tha se të dy politikanët janë liruar.

“Janë gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike, sjellje arrogante, kundërvajtje për gjykatë”, tha Elshani.

Arrestimi i tyre lidhet me prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ata i kishin fishkëllyer Kurtit gjatë hapjes së stacionit policor në veri./Telegrafi/

Exit mobile version