Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.
Për këtë ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani, në konferencë për media pas takimit me guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds ka thënë se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale.
Kosovo's 3 police officers have been released, but this does not absolve Serbia of responsibility for this flagrant act of aggression against 🇽🇰 & violation of the Military Technical Agreement w/NATO.
Many thanks to our partners who made this release possible, in particular 🇺🇸.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 26, 2023
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresorët serbë duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre.
Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku ishte kërkuar lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. /Telegrafi/