Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, ka marrë pjesë në emisionin Shiko kush Luan” në Top Channel, ku është përfshirë në lojëra të ndryshme që ishin pjesë e spektaklit.
Një prej kërkesave ishte që të bënte një vallëzim atraktiv me njërën prej balerinave dhe ai nuk ka hezituar që ta heqë fanellën duke bërë diçka të tillë.
Njëherësh, derisa futbollisti i klubit nga Malajzia, Johor Darul Ta’zim, qëndronte ulur në karrige, një vallëzim ngacmues ka bërë Megi Pojani.
Siç ka ndodhur rëndom në paraqitjet e fundit në media, Krasniqi nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes për lidhjen e përfolur me Larsa Pippen, shoqen e ngushtë të Kim Kardashian.
Ai duhej të tregonte nëse lajmi ishte i vërtete se ka pasur një lidhje me ish-gruan e basketbollistit legjendar, Scottie Pippen. Liridoni theksoi se nuk ishte në një lidhje me të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fwKATpDYMWo