Telegrafi

Lira Aliu në TM kids, rrëfen pasionin për mësuesinë, këngën dhe shëtitjet

Lira Aliu është pjesëmarrësja e radhës në emisionin e fëmijëve TM kids.

Shtatë vjeçarja nga Tetova tregoi se është një nxënëse shembullore në shkollë, ndërsa lëndët si gjuha shqipe dhe matematika janë të preferuarat e saj.

Lira, dashurinë e saj për mësimet dëshiron që ta ketë profesion jetësor, pasi siç u shpreh, i pëlqen profesioni i mësueses.

Përveç mësimeve, Lira në rrëfimin e saj tha se i pëlqejnë edhe vizitat nëpër shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Gjermaninë.

Ajo u shpreh se nëse një ditë do të bëhej kryetare shteti, do të bënte që të gjithë fëmijët të jenë të lumtur, duke u blerë lodra dhe duke siguruar shumë argëtim.

Lira, rrëfeu shumë gjëra nga jeta e saj, këndoi këngën që i pëlqente, teksa përgjigjet i jepte plot vetëbesim dhe si një vajzë e rritur.

Ne e shijuam intervistën me Lirën, ndërsa ju lexues të Telegrafit, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.