Transferimi Lionel Messit te klubi francez Paris Saint-Germain mund të jetë shumë i shtrenjtë, pasi thuhet se kërkesat e pagës së yllit të Barcelonës mund të pengojnë një lëvizje këtë verë.
Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në këtë verë te Barcelona, ku ai fiton plot 500 mijë funte në javë.
Ai ka qenë i lidhur me një largim në verën e fundit, por drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk e lejuan duke iu referuar një klauzolë largimi prej 700 milionë eurosh.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar klubet si PSG dhe Manchester City të mbesin të interesuara për transferimin e tij nëse ai largohet nga Camp Nou.
Sidoqoftë, edhe me klubet më të mëdha kanë ndier problemet financiare shkaku i pandemisë së coronavirusit dhe një transferim i Messit nuk është aspak i lehtë.
Messi thuhet se mund të duhet të zvogëlojë pagën e tij edhe nëse lëviz në skuadrat më të pasura evropiane dhe elitare në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, kërkesat e pagës së Messit mund të nënkuptojnë se ai është shumë i shtrenjtë edhe për një klub super të pasur si PSG nëse ai largohet nga Barcelona këtë verë.
Vera e këtij viti mund të definojë të ardhmen e sulmuesit argjentinas, pasi ai mund të mbetet edhe te Barcelona, nëse binden nga presidenti i ri i klubit. /Telegrafi/