Telegrafi

Lionel Messi ka tri oferta të mëdha në tavolinë

Lionel Messi

Lionel Messi ka tri oferta nëse vendos të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Kontrata e Messit skadon në fund të sezonit sipas medieve edhe pse te Barcelona këmbëngulin që ai ka nënshkruar.

Eksperti i futbollit spanjoll Eduardo Idana ka zbuluar që argjentinasi ka pasur oferta në tavolinë nga Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint Germain.

“Disa muaj më parë Messi nuk ishte i kënaqur dhe ishte duke menduar seriozisht që të largohej drejt Kinës para Kampionatit Botëror”.

Lexo po ashtu Kur Messi luan me Real Madridin kundër djalit të tij Thiagos, humb në PlayStation derbin El Clascico (Foto)

“Pavarësisht kësaj, qëllimi i tij ishte që të qëndrojë, megjithëse ai kishte tri oferta në rast se vendos të largohet nga skuadra e Barcelonës”.

“City, Chelsea dhe Paris Saint Germain. e duan të gjithë”, ka thënë Inda.

Lionel Messi ka nisur në formë të shkëlqyer sezonin 2017/18 duke shënuar 12 gola brenda 11 paraqitjeve në La Liga. /Telegrafi/