Telegrafi

Lineker: Messi, Neymar dhe Kane janë më të mirë se Ronaldo

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, ka emëruar tri futbollistë që sipas tij janë më të mirë se Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fitues i Topit të Artë, së fundmi në vitin 2017, udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Megjithatë, sipas Gary Lineker, portugezi Cristiano Ronaldo nuk është më i miri në botë.

Sipas tij aktualisht, janë tri futbollistë më të mirë sesa CR7, kurse ai renditet vetëm i katërti, transmeton kp.

“Ronaldo apo Messi? Më pëlqen Ronaldo, por Messi i përket një planeti tjetër”, është përgjigjur fillimisht Lineker.

“Ronaldo apo Neymar? Është Neymar, po ai që ka luajtur te Barcelona. Neymar është e ardhmja, kurse Ronaldo ka qenë një futbollist i madh”.

Në fund ai ka krahasuar edhe Ronaldon me Harry Kane: “Për të ardhmen është Kane!”. Ronaldo nuk është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon, ashtu si skuadra e tij Real Madridi”.

Gary Lineker më parë ka qenë pjesë e Barcelonës. /Telegrafi/