Telegrafi

Lindita Tahiri dhe Ferid Selimi diskutojnë rëndësinë e edukimit medial në episodin e ri të “Përballje Podcast”

Në serinë e dytë të “Përballje Podcast” do të diskutohet për rëndësinë e edukimit medial në Kosovë dhe rolin e arsimit dhe të mediave në këtë fushë.

Duke qenë se qytetarët në Kosovë angazhohen në mënyrë aktive me mediat, është thelbësore që ata të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik dhe të kenë përmbajtje mediale profesionale, por a ka mungesë të një kurrikule dedikuar edukimit medial?

Për të diskutuar në këtë temë kemi ftuar mysafirët:

Lindita Tahiri – Ish-prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar dhe cilësi në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”,  profesoreshë e rregulltë në UP, dhe

Ferid Selimi – Dekan i Programit për Media dhe Komunikim në UBT

Kjo seri e “Përballje Podcast” udhëhiqet nga Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafit dhe fokusohet në tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave.

Lexo po ashtu “Përballje Podcast” me Besa Lucin e Pajtim Gashin për dezinformimin, keqinformimin e gazetarinë e dobët në Kosovë

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë Podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/