Telegrafi

‘Liki’ në piknik me Majlinda Kelmendin (Foto)

Vedat Bajrami e njohim më së miri me rolet e tij te skeçet humoristike të “Stupcave”.

Së fundi, aktori është parë në shoqëri të kampiones së botës në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe trajnerit të xhudistes, Driton Kukës.

“Piknik Made in Kosova Champions Liki, Majlinda Kelmendi dhe Dritoni”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Bajrami, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se ku është realizuar kjo fotografi dhe për çfarë projekti bëhet fjalë, por dihet se sponsor i xhudistes Kelmendi është kompania telefonike, Vala, e cila ka bashkëpunim të afërt edhe me Vedat Bajramin.

Ndryshe, Majlinda është duke u përgatitur për lojërat olimpike verore, të cilat do të mbahen në Rio de Janiero të Brazilit, ndërsa Bajrami është duke punuar në projekte të reja me anëtarët e grupit humoristik, “Stupcave”, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu. /Telegrafi/