Ndihmës menaxheri i Liverpoolit, Pepijn Lijnders ka krahasuar ndikimin e Jurgen Klopp në klub me atë të Johan Cruyff te Barcelona.
Klopp është vlerësuar nga shumë për rivendosjen e mentalitetin fitues dhe atmosferës pozitive në klubin nga Anfield.
Ata fituan Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa luftuan deri në fund para dy vitesh, teksa përfunduar dy herë radhazi nën-kampion të Ligës Premier.
Lijnders beson se Klopp meriton të gjitha meritat për këto sukses te Liverpoolit dhe fjalë të mëdha ka folur për gjermanin pas zgjedhjes se tij si trajneri më i mirë i vitit nga FIFA.
“Është një kompliment i madh për strukturën tonë. Për pronarët tanë që nga fillimi të kenë besim te Jurgen me një marrëveshje gjashtëvjeçare. Kjo ndihmon me besimin, për të ndërtuar ekipin”, ka thënë fillimisht Lijnders.
“Kompliment i madh për ekipin tonë, sepse pa sukses çmimet individuale nuk do të vijnë kurrë. Sigurisht një kompliment i madh për vetë Jurgenin. Jam me të vërtetë krenar. Kjo thotë shumë”.
“Ai nuk është vetëm fytyra e ekipit, ai është fytyra e klubit dhe jo shumë menaxherë të huaj në një vend tjetër kanë bërë ndikimin që ai ka bërë”.
“Një shembull që unë gjithmonë them është se Cruyff në Barca pati një ndikim në atë që nuk ka të bëjë vetëm me të tashmen, por edhe për të ardhmen”.
“Klopp krijoi një identitet të vërtetë në lidhje me mënyrën se si ne luajmë, mënyrën se si ai dëshiron të luajë, dhe kjo mund të zgjasë për një kohë të gjatë”, përfundoi ndihmës-trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/