Real Madridi e nisi sezonin 2023/24 me fitore 2-0 në udhëtim te Athletic Bilbao në La Liga, por që ky triumf pati edhe kosot.
Eder Militao pësoi një lëndim në gju dhe nuk përjashtohet të ketë lënduar ligamentet.
“Militao ka pësuar një ndrydhje në gju. Nuk duket mirë. Ne do ta vlerësojmë atë në orët e ardhshme. Shpresoj se nuk është asgjë serioze”, deklaroi Carlo Ancelotti për media.
“Ligamentet e grisura? Ne nuk mund ta përjashtojmë atë”, shtoi ai.
Eder Militao me sa duket pësoi një lëndim të rëndë kundër Bilbaos. Nëse konfirmohet, mund të duhen disa muaj që ai të shërohet. Nëse janë ligamentet, ai mund të jetë jashtë deri në fund të sezonit ashtu si Thibaut Courtois.
Braziliani humbi ekuilibrin në një fushë të rrëshqitshme, derisa po mundohej të ndërprsite një aksion të ekipit kundërshtar.
Antonio Rudiger duhej të zëvendësonte Militaon, me gjermanin që pritet të jetë tani startues. /Telegrafi/