Telegrafi

Liga Premier publikon detajet e pagesave dhe përfitimet për të gjitha klubet në sezonin 2016/17 (Foto)

Kampionati anglez ka publikuar çdo pagesë të bërë për klubet në sezonin e fundit futbollistik.

Klubet angleze fitojnë shumë nga Federata e Futbollit, drejtat televizive dhe pjesë tjera dhe kjo gjë nuk është më një sekret.

Fitimet e publikuara nga Liga Premier kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve nga pjesa e barabartë për klube, tarifat në bazë të aftësive, pagesat në bazë të meritave, të drejtat televizive dhe reklamat, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Tabela e përbashkët e pesë ligave evropiane, Chelsea në vendin e tretë – Ku renditet skuadra juaj? (Foto)

Klubi që ka fituar më së shumti të ardhura nga ky sezon është kampioni i sivjetmë i Ligës Premier, Chelsea, që e ka përfunduar sezonin me 150 milionë, 811 mijë e 183 euro, i ndjekur nga Manchester City me 146, 927, 965 euro dhe Liverpooli në vend të tretë me përfitime prej 146, 122, 439 euro.

Në vendin e katërt për nga përfitimet gjendet Tottenhami, Manchester Unitedi në vend të pestë dhe Arsenali në vend të gjashtë.

Më poshtë Telegrafi ua sjell listën e gjitha skuadrave dhe ndarjes së mjeteve të tyre, deri të përfitimet e plota për sezonin 2016.17. /Telegrafi/

Detajet e pagesave dhe lista e përfitimeve të klubeve për sezonin 2016/17