Telegrafi

Liga e Kampionëve zgjedh formacionin e javës, dominojnë futbollistët e Tottenhamit

Tottenham Hotspur (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve të zhvilluara në mesjavë të vlefshme për fazën e eliminimit direkt.

Mbrëmjet e të martës dhe mërkurës na rikthyen ethet dhe emocionet e Ligës së Kampionëve pas më shumë se një muaji.

Në këtë mesjavë u zhvilluan katër ndeshje interesante, ku dy erdhën të martën dhe dy tjera të mërkurën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Të martën mbrëma, Roma fitoi 2-1 ndaj Portos, ndërsa Paris Saint-Germain triumfoi në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat 2-0.

Të mërkurën gjithashtu pati ndeshje interesante, me Real Madridin që fitoi te Ajaxi me rezultat 2-1, ndërsa Tottenham Hotspur fitoi thellë 3-0 ndaj Dortmundit.

Pas këtyre ndeshjeve, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka zgjedhur formacionin më të mirë të lojtarëve, ku dominojnë ata të Tottenhamit.

Tottenhami ka plot pesë lojtarë në formacion, PSG përfaqësohet me tre lojtarë, Roma me dy dhe Real Madridi me një.

Formacioni i Ligës së Kampionëve: Lloris; Aurier, Kimpembe, Vertonghen; Son, Zaniolo, Eriksen, Di Maria; Mbappe, Dzeko, Benzema;

/Telegrafi/