Site icon Telegrafi

Liga e Kampionëve: Vazot, datat e shortit dhe ndeshjeve të grupeve, si dhe fitimet e klubeve italiane

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve fillon në shtator dhe mediat tashmë kanë zbuluar se sa kanë fituar tashmë katër klubet italiane pjesëmarrëse.

Juventusi, Milani, Interi dhe Napoli janë klubet e Serie A që marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të garës elitare evropiane për klube.

Bianconerët kanë fituar tashmë 50 milionë euro duke u kualifikuar në fazën e grupeve, ndërsa Milani, Interi dhe Napoli kanë fituar rreth 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Kush janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve 2022/23?

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Napoli ka fituar 40.1 milionë euro, Milani 37.2 milionë euro dhe Interi 36.4 milionë euro.

Kampionët e Serie A, Milani janë vendosur në vazon e parë, së bashku me kampionët e tjerë të kampionateve evropiane, si dhe fituesin e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.

 

Juventusi është në vazon 2, ndërsa Interi dhe Napoli janë të vendosur në vazon 3.

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të hidhet në Stamboll më 25 gusht, ndërsa ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen më 6 dhe 7 shtator.

Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve do të luhen më 1 dhe 2 nëntor, tre javë para fillimit të Kupës së Botës, ndërsa faza e eliminimit direkt do të nisë më 14 shkurt.

Faza e ‘play-off”-it përfundon më 23 dhe 24 gusht.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për fazën e fundit të “playoff”-it në Ligën e Kampionëve

Vazo 1

Real Madrid

Eintracht Frankfurt

Manchester City

Milan

Bayern Munich

Paris Saint-Germain

Porto

Ajax

Vazo 2

Liverpool

Chelsea

Barcelona

Juventus

Atletico Madrid

Sevilla

RB Leipzig

Tottenham Hotspur

Vazo 3

Borussia Dortmund

RB Salzburg

Shakhtar Donetsk

Inter

Napoli

Sporting CP

Bayer Leverkusen

Vazo 3 ose 4

Marseille

Vazo 4

Club Brugge

Celtic

/Telegrafi/

Exit mobile version