Dy muaj pas pas hedhjes së shorit të dhjetorit, vjen rikthimi i Ligës së Kampionëve, kësaj radhe me grupin e dytë, pasi katër ndeshje u zhvilluan javën e shkuar.
Të martën dhe të mërkurën do të jenë në fushë Lyon, Barcelona, Liverpool, Bayern Munich, Schalke, Manchester City, Atletico Madrid dhe Juventus, që konkurrojnë për katër bileta të çerekfinales.
Ja se si ekipet kanë ndryshuar që nga hedhja e shortit.
Që nga shorti i dhjetorit, Blaugranat janë mundur në dy ndeshje të Copa del Rey kundër Levantes dhe Sevillas dhe kanë marr tri barazime kundër Valencias, Real Madridit dhe Athletic.
Ernesto Valverde e ka rinovuar kontratën e tij edhe për një tjetër sezon, por skuadra do të shkojë në ndeshje kundër Lyonit pas një fitores 1-0 kundër Real Valladolidit.
Francezët janë në ndjekje të Lille për vendin e dytë në Ligue 1 dhe shin të pamposhtur nr shtatë ndeshje, kur u u mposhtën 1-0 nga Nice javë e shkuar.
Një fitore kundër Guingampit e ka rritur moralin para ndeshjes me Barcelonës, të cilën ylli i tyre Nabil Fekir do të humbasë.
Nisja e vitit 2019 nuk ka qenë ideale për Liverpoolin, të cilët e filluan vitin me humbjet kundër rivalëve për titull, Manchester Cityt, ndërsa i eliminuan edhe nga Wolverhampton në FA Kupë. Dy barazimet në kampionat me Leicester Cityn dhe West Hamin ishin kulmi.
Virgil Van Dijk, Joe Gomez dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të humbasin ndeshjen kundër gjermanëve, ndërsa Dejan Lovren, Xherdan Shaqiri dhe Roberto Firmino janë dyshim për ndeshjen e së martës.
Nga ana tjetër, lista e mungesave të Bayern Munchen përbëhet nga Arjen Robben, Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Corentin Tolisso.
Jurgen Klopp do të përballet me ish rivalët e tij në Bundesligë.
Ekipi i Pep Guardiolës është favor i qartë në ndeshjen kundër gjermanëve. City është mundur në vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Nga ana tjetër, djelmoshat e Domenico Tedescos janë aktualisht në pozitën e 14 në Bundesliga, me 12 pikë larg kualifikimit për garat evropiane.
“Në futboll, favoritët nuk fitojnë gjithmonë”, ka thënë Tedesco.
Eliminimi i Manchester Cityt do të ishte një befasi e madhe në Ligën e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo kthehet në Wanda Metropolitano për t’u përballur me ish rivalët e tij Atletico Madridin, këtë herë si lojtar i Juventusit.
Pavarësisht që ka janë rrëzuan nga Atalanta në Kupën e Italisë, Zonja e Vjetër e kanë gjetur formën dhe aktualisht janë në krye të Serie A me 13 pikë para vendit të dytë, Napolit.
Ndërkohë, pas dy humbjeve kundër Real Betisit dhe Real Madridit, Atletico arriti të marrë një fitore të ngushtë 1-0 kundër Rayo Vallecanos në Vallecas.
Alvaro Morata u bashkua me ekipin në afatin e transferimeve të janarit dhe lojtarët e Diego Simeones janë gati të sfidojnë Juventusin.
Ata duan ta arrijnë finalen e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në stadiumin e tyre në qershor. /Telegrafi/