Telegrafi

Liderët evropianë e cilësojnë si ditë të mirë për Evropën, statusin e kandidatit për anëtarësimin në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

Ukraina dhe Moldavia para pak çastesh edhe zyrtarisht fituan statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi krerët e bllokut të 27-të vendeve në mënyrë unanime aprovuan statusin e kandidatit gjatë samitit të BE-së në Bruksel.

Ndërkohë Gjeorgjisë i është aprovuar perspektiva evropiane, të rekomanduar nga Komisioni Evropian, transmeton Telegrafi.

Liderët evropian këtë vendim e kanë përshkruar si “historik” dhe një “fitore të madhe për Ukrainën” e “ditë të mirë për Evropën”.

Lexo po ashtu Ukraina dhe Moldavia edhe zyrtarisht marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Liderët e BE—së gjithashtu do të diskutojnë për mënyrën e përshpejtimit të eksportimit të grurit në Ukrainë, si dhe propozimin e presidentit francez për krijimin e Komunitetit Politik Evropian, që do t’i mundësonte vendeve evropiane që nuk janë anëtare të BE-së të afrohen më shumë me bllokun.

Kjo ngjarje ndodhi në po të njëjtën ditë kur liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që dekada më parë kanë aplikuar për t’ju bashkuar BE-së u takuan sot.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyt, i cili është lidhur drejtpërdrejtë në Samtin e BE-së, po i drejtohet liderëve të këtij blloku. /Telegrafi/