Stephan Lichtsteiner mund të luajë te Barcelona nga viti i ardhshëm – raporton Mundo Deportivo.
Mbrojtësit të Juventusit i skadon kontrata në qershor të vitit 2017 dhe deri më tani nuk është diskutuar për rinovimin e saj.
Mospërfshirja e tij në skuadrën e Ligës së Kampionëve e ka rritur pakënaqësinë e zviceranit, i cili gjatë verës ishte lidhur me një kalim te Interi.
Sipas Mundo Deportivo, Lichtsteiner është një prej kandidatëve për ta zëvendësuar Aleix Vidalin e pakënaqur në Camp Nou.
Theksojmë se 33-vjeçari mund të luajë në pozitën që e la bosh Dani Alves kur u transferua te Juventusi. /Telegrafi/