Telegrafi

Lichtsteiner shpjegon situatën e tij te Juventusi

Stephan Lichtsteiner ka thënë se nuk ka menduar asnjëherë largimin nga Juventusi dhe do të vazhdojë të luajë me angazhimin e njëjtë.

Calciomercato kishte raportuar se Lichtsteiner kishte mosmarrëveshje me Juventusin dhe se kthimi i Juan Cuadrado, kishte bërë që ai të mendonte largimin dhe atë drejt Interit.

Ai ka shkruar një letër ku ka thënë se duhet tu besojnë fakteve dhe jo fjalëve.

Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu 

“Të dashur tifozë. Unë besoj në fakte dhe jo fjalë . Unë jetoj dhe marr frymë çdo ndeshje dhe çdo stërvitje për këtë fanellën dhe jetoj për suksesin e ekipit tim”.

“Nuk ka ndonjë ndryshim dhe asgjë nuk do të ndryshojë… FinoAllaFine!”, ka shkruar Lichtsteiner. /Telegrafi/