Telegrafi

Liam udhëton në Miami pa Cherylin, ndërsa atje ka shkuar edhe Rita

(Foto: Getty Images)

Liam Payne ka udhëtuar në Miami pa partneren e tij, Cheryl, ndërsa në qytetin e Floridës ka udhëtuar edhe Rita Ora.

Këngëtarja britanike e shoqëroi të dashurin e saj në ceremoninë e Brit Awards, ku ai interpretoi së bashku me këngëtaren shqiptare hitin e tyre “For You”.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa pas ceremonisë britanike për ndarjen e çmimeve muzikore, Liam ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të vazhduar me angazhimet e tij.

24-vjeçari dhe Cheryl nuk e kishin kaluar natën bashkë pas Brit Aëards, pasi këngëtari kishte fjetur në hotel, derisa këngëtarja ishte kthyer në shtëpi.

Lexo po ashtu Me gjithë spekulimet për xhelozi ndaj Ritës, Cheryl e shoqëron Liam Payne në Brit Awards

Më pas, Payne ka udhëtuar drejt Miamit, ku një ditë më pas ka shkuar edhe Rita, transmeton The Sun.

(Foto: Getty Images)

Pas performancës në Brit Awards, këngëtarja shqiptare udhëtoi drejt Italisë për Javën e Modës në Milano, ndërsa pastaj është nisur për në SHBA.

Në postimet e saja në rrjetet sociale, në vendin e lokacionit shkruan Miami. Kjo ka bërë që mediat t’i shtojnë thashethemet se në mes dy këngëtarëve ka diçka më shumë se vetëm raporti profesional.

Rita dhe Liam bashkëpunuan në realizmin e duetit “For You” që është kënga kryesore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Në Miami, Payne do ta xhirojë një videoklip muzikor dhe do të jetë pjesëmarrës në iHeartRadio. /Telegrafi/