Robert Lewandowski ka hedhur poshtë me vendosmëri çdo lidhje me një lëvizje në Arabinë Saudite, duke shprehur lumturinë e tij te Barcelona.
Sulmuesi polak hodhi poshtë thashethemet dhe e bëri të qartë se është i përkushtuar ndaj klubit të tij aktual edhe përkundër lidhjeve dhe ofertave të ndryshme.
“Ndihem shumë mirë në Barcelonë, jo vetëm në klub, por edhe mes tifozëve. E ndjej çdo ditë; në stadium, në rrugë. Jam shumë i lumtur ku jam dhe klubin ku luaj”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Mundo Deportivo.
Lewandowski foli edhe për jetëgjatësinë e tij, duke u shprehur krenar për karrierën dhe moshën e tij.
“Jam krenar për moshën time”, tha polaku, duke reflektuar mbi suksesin e tij të zgjeruar në futboll.
Komentet e Lewandowskit vijnë mes spekulimeve në rritje për yjet evropianë që kalojnë në klubet saudite. Megjithatë, ai mbetet i fokusuar në rolin e tij te Barcelona. /Telegrafi/