Site icon Telegrafi

Leverkuseni dhe Chelsea në garë për Andre Onana

Andre Onana (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Portieri i Ajaxit, Andre Onana, është duke u kërkuar nga disa prej klubeve kryesore evropiane.

Sipas Voetbal International, Bayer Leverkuseni tashmë ka përgatitur 20 milionë euro për gardianin 24 vjeçar, mirëpo konkurrenca nga Chelsea është e fuqishme.

Në bazë të të njëjtit njoftim, Blutë janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për portierin kamerunas.

(Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, klubi anglez tash i siguron Onanas edhe futboll evropian, pasi që e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Kështu mund të duket formacioni i Chelseat për edicionin e ri me top pesë transferime të reja

Nga ana tjetër, Leverkuseni shpreson që portieri ta dëshirojë ribashkimin me trajnerin Peter Bosz, nën drejtimin e të cilit ka luajtur te Ajaxi. /Telegrafi/

Exit mobile version