Sulmuesi anësori i Real Madridit, Marco Asensio është zgjedhur si lojtari më i mirë në botë nën moshën 21-vjeçare nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe.
Nuk është as mister 180 milionëshi Kylian Mbappe dhe as 150 milionëshi Ousmane Dembele, por Asensio është lojtari më i mirë në botë sipas gazetës franceze L’Equipe.
Lojtari i Real Madridit është kurorëzuar nga gazeta franceze falë shpërthimit të jashtëzakonshëm të sezonit të kaluar në ekipin e bardhë, i cili ka gjetur një vazhdimësi edhe më të fuqishme në fillim të këtij sezoni.
Asensio në këtë garë ka arritur të lë mbrapa shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror, që po lënë gjurmë edhe përkundër moshës së re.
Spanjolli ka lënë prapa anglezin e Tottenham Hotspurit, Dele Allin, që është në pozitën e dytë, dhe Mbappen dhe Dembelen më poshtë në listë.
Gazeta L’Equipe thekson edhe paraqitjen e tij të madhe në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës dhe klauzolën e tij të re të shfuqizimit, prej 500 milionë eurosh. /Telegrafi/