Telegrafi

Leonora ishte ndër bukuroshet që morën vëmendjen në dasmën e Bleros dhe Afronës

Leonora Jakupi (Foto: Foto: Instagram/leonorajakupi/fjolla.morina)

Në listën e mysafirëve të famshëm në dasmën e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, nuk ka munguar edhe Leonora Jakupi.

Çifti i popullarizuar i skenës shqiptare të shtunën mbrëma e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

Lexo po ashtu Martohen Blero dhe Afrona Dika, pamje nga ceremonia martesore
Leonora Jakupi (Instagram/fjolla.morina)

Ndërsa në dasmë kishin ftuar edhe shumë emra të njohur, miq e kolegë, të cilët kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga ceremonia martesore.

Leonora ishte në mesin e tyre, ndërsa në Instagram janë publikuar disa fotografi dhe video që vënë në pah dukjen e këngëtares.

Leonora Jakupi, Fjolla Morina dhe Kaci Lleshi (Instagram/fjolla.morina)

Ndër të tjerët, ajo është shoqëruar me Fjolla Morinën dhe Kaci Lleshin, me të cilët kanë realizuar edhe fotografi të përbashkëta. /Telegrafi/

Kaci Lleshi dhe Leonora Jakupi (Foto: Instagram/leonorajakupi)

 

(Foto: Instagram/labinotsgash)

 

Leonora Jakupi (Foto: Instagram/leonorajakupi)