Site icon Telegrafi

Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

Lionel Messi u paraqit në fitoren e fundit 2-1 të Inter Miami ndaj Atalanta United në MLS.

Megjithatë, diçka e diskutueshme ndodhi para ndeshjes kur argjentinasi po dilte në ngrohje.

Teksa Messi doli në fushë, një tifoz nga tribuna vendosi t’i hidhte një fanellë të Barcelonës drejt tij.

Mbështetësi ndoshta e bëri këtë me shpresën se argjentinasi do të njihte ngjyrat dhe do të vendoste ta nënshkruante për të.

Lexo po ashtu Messi po i turpëron kundërshtarët në MLS, i bashkohet edhe Luis Suarez

Megjithatë, Messi përfundoi duke shkelur fanellën, edhe pse duket se ka qenë një veprim i rastësishëm.

Leo gjithashtu nuk u mërzit ta hiqte nga toka, pasi nxitonte të bënte seancat e ngrohjes me shokët e tij të skuadrës.

Messi vazhdoi të shënonte golin e tij të parë në sezonin MLS 2025 kundër Atalantës për të vazhduar formën e tij të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version