Telegrafi

Leno: Për Xhakën dhe Aubameyangun e dija që nuk do të largoheshin

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, ka folur për Granit Xhakën dhe Pierre Emerick Aubameyang, të cilët ishin lidhur më së shumti me një largim të mundshëm nga klubi aktual.

Aubameyang lidhej me Barcelonën, kurse Xhaka me Hertha Berlin, por Leno thotë se asnjëherë nuk kishte frikë se ata do të largohen.

“Sigurisht, ka shumë thashetheme dhe njerëzit flasin për këto gjëra. Por, kurrë nuk ishte ndjenja se ndonjë lojtarë po mendonte për një skuadër tjetër, ose dëshironte të largohej, refuzonte të stërvitej ose nuk kishin fokusin te stërvitja”.

“Të gjithë mund të shohin se kemi trajner të ri dhe një mentalitet të ri. Ne duam të ndërtojmë diçka këtu tek Arsenal”, ka thënë Leno.

Arsenal ka regjistruar rekordin më të dobët në 107 vitet e fundit të klubit, në 25 ndeshjet e para të këtij edicioni. /Telegrafi/