Një motoçiklistë ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident në trafik.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:40 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.
Po ashtu siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se motoçikleta ishte goditur nga kombi, shoferi i së cilës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën ishte qenë duke e drejtuar është goditur nga një automjet transportues (kombi) të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/