Site icon Telegrafi

Lëndimi i De Jong, Holanda e zëvendëson me një futbollist që luajti në finalen e Ligës së Kampionëve

Kombëtarja e Holandës ka marrë një goditje të madhe pasi Frenkie de Jong pësoi lëndim dhe nuk ia doli të jetë i gatshëm për Euro 2024.

Ka qenë një goditje për Holandën, pasi De Jong konsiderohej si lider në mesfushën e ‘Tulipanëve’.

Vet De Jong foli pasi u zyrtarizua se nuk do të marrë pjesë në Euro 2024, duke treguar dëshpërimin e tij.

Lexo po ashtu Koeman godet Barcelonën pasi De Jong humbi zyrtarisht Kampionatin Evropian

“Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer, në javët e fundit kemi punuar shumë, por për fat të keq kavilja ime do ende kohë që të rikuperohet”.

“Është një ëndërr dhe nder që të përfaqësosh vendin në një kompeticion kaq të rëndësishëm, por tani si pjesa tjetër, unë do të bëj tifozllëk për kombëtaren”, u shpreh De Jong.

Holanda tanimë ka ftuar një tjetër futbollist për ta zëvendësuar De Jongun e lënduar.

Mbrojtësi i majtë i Dortmundit, Ian Maatsen i cili luajti në finale të Ligës së Kampionëve është ftuar dhe do t’i bashkohet skuadrës në qendrën stërvitore në Wolfsburg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version