Site icon Telegrafi

Lëndim i rëndë trupor – katër të arrestuar në Podujevë për sulm pas një kontesti pronësor

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Podujevë, ku dyshohet se katër persona kanë sulmuar dy të tjerë rreth një kontesti pronësor.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 11:20.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.

Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë ndërsa të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version