Mesfushori afrikan, Mario Lemina është pranë largimit nga kampionët e Italisë, Juventus.
Hapësirat jo të shumta në formacionin bazë të Juventusit kanë bërë që Lemina ta mendojë largimin.
23-vjeçari që iu bashkua Juentusit nga Olympique Marseille për 9,5 milionë euro ka rritur ndjeshëm vlerën e tij.
Tani ‘Zonja e Vjetër’ ka një ofertë për lojtarin prej 20 milionë euro nga skuadra e njohur gjermane, RB Leipzig.
Leipzig është duke tentuar ta bind Leminan të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare për tu transferuar në Bundesliga.
Gjithsesi në garë për të mbetet edhe Schalke 04, por që Leipzig duket favorite edhe për faktin se pritet të luaj në Ligën e Kampionëve edicionin e ri. /Telegrafi/