Telegrafi

Lemar preferon transferimin te Liverpooli para Arsenalit dhe Chelseat

Monacos French midfielder Thomas Lemar (C) celebrates after scoring a goal during the French L1 football match between Saint-Etienne (ASSE) and Monaco (ASM) on December 15, 2017, at the Geoffroy Guichard stadium in Saint-Etienne, central-eastern France. / AFP PHOTO / ROMAIN LAFABREGUE (Photo credit should read ROMAIN LAFABREGUE/AFP/Getty Images)

Thomas Lemar pritet të jetë në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Mesfushori i skuadrës së Monacos thuhet se është pran kalimit te skuadra e Chelseat.

Por, futbollisti 22-vjeçar preferon të transferohet te rivali i The Blues, Liverpool, i cili do ta zëvendësojë Philippe Coutinhon që do t’i bashkohet Barcelonës.

Lemar njëherë jka fituar me Monacon titullin e kampionit të Francës

Por këtyre dy skuadrave të madhe të ligës elitare angleze edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger po i kërkon shërbimet e futbollistit.

Kujtojmë se klauzola e largimit të futbollistit është 90 milionë euro dhe Liverpool do t’i sigurojë këto me shitjen e Coutinhos.

Lemar vitin e kaluar ishte ndër lojtarët më meritor në fitimin e titullit të kampionit të Francës dhe arritjen deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Theksojmë se lojtari deri më tani ka pasur 72 paraqitje për klubin e principatës franceze dhe ka shënuar 16 gola. /Telegrafi/