Telegrafi

Lemar: Po punoj fortë që Liverpooli dhe Arsenali të bëjnë përsëri oferta

Ylli i AS Monacos, Thomas Lemar ka rishikuar dramën e fundit të afatit kalimtar veror, ku përkundër ofertave nga skuadrat e mëdha vendosi të qëndroj në Francë.

Lemar ishte një emër shumë i lakuar në afatin e kaluar të verës, ku fokus të veçantë patën skuadrat nga Liga Premier.

Skuadrat e mëdha si Liverpooli dhe Arsenalit bënë oferta për të në orët e fundit të afatit të transferimeve të verës, por Lemar i refuzoi ato.

Lexo po ashtu Fillojnë bisedimet mes Monacos dhe Liverpoolit për Lemar

Megjithatë, tani Lemar ka thënë se është paksa i zhgënjyer dhe pret që skuadrat angleze të bëjnë përsëri oferta gjatë kësaj vere.

Lemar duke festuar golin e tij në ndeshjen e fundit të Francës (Getty Images)

“Nuk pendohem që qëndrova në Monaco, por nuk e fsheh që jam paksa i zhgënjyer”, ka thënë fillimisht Lemar.

“Por, kur të mbarojë, mbaron, dhe unë nuk kam ndonjë problem me këtë”.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarëve që iu ka rënë çmimi më shumë – Dembele dhe Neymar kryesojnë

“Unë vazhdoj të punoj fortë që këto klube të kthehen për verën e ardhshme”, përfundoi talenti francez.

Ndryshe, Lemar po vazhdon me paraqitje të mira te skuadra nga Principata dhe kombëtarja franceze. /Telegrafi/