Ylli i AS Monacos, Thomas Lemar ka rishikuar dramën e fundit të afatit kalimtar veror, ku përkundër ofertave nga skuadrat e mëdha vendosi të qëndroj në Francë.
Lemar ishte një emër shumë i lakuar në afatin e kaluar të verës, ku fokus të veçantë patën skuadrat nga Liga Premier.
Skuadrat e mëdha si Liverpooli dhe Arsenalit bënë oferta për të në orët e fundit të afatit të transferimeve të verës, por Lemar i refuzoi ato.
Megjithatë, tani Lemar ka thënë se është paksa i zhgënjyer dhe pret që skuadrat angleze të bëjnë përsëri oferta gjatë kësaj vere.
“Nuk pendohem që qëndrova në Monaco, por nuk e fsheh që jam paksa i zhgënjyer”, ka thënë fillimisht Lemar.
“Por, kur të mbarojë, mbaron, dhe unë nuk kam ndonjë problem me këtë”.
“Unë vazhdoj të punoj fortë që këto klube të kthehen për verën e ardhshme”, përfundoi talenti francez.
Ndryshe, Lemar po vazhdon me paraqitje të mira te skuadra nga Principata dhe kombëtarja franceze. /Telegrafi/