Telegrafi

Legjenda rumune pensionohet nga futbolli

Ish-sulmuesi i Parmas, Juventusit dhe Fiorentinas, Adrian Mutu, është pensionuar nga futbolli.

Mutu, që ka luajtur edhe me Cesena dhe Inter në Itali, ka shënuar 199 gola në 522 ndeshje.

Ai ka shënaur 35 gola në 77 ndeshje për Rumaninë.

“Luajtja futboll për mua ka marr fund. Kam filluar të stërvitë fëmijët nga gjashtë deri në tetë vjet”, ka thënë Mutu.

Ai ka filluar punën që të marr licencën B. /Telegrafi/