Site icon Telegrafi

Legjenda gjermane Lothar Matthaus renditi favoritët në Euro – në mesin e tyre tre kundërshtarët e Shqipërisë

Euro 2024 në Gjermani fillon më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 14 korrik, ndërsa futbollisti legjendar gjerman Lothar Matthaus, ka dhënë mendimet e tij drejt favoritëve.

Mesfushor qendror bëri 150 paraqitje dhe shënoi 23 gola për Gjermaninë, duke triumfuar në Kampionatin Evropian në 1980 dhe Kampionatin Botëror në 1990. Ai foli për Bild për favoritët e turneun që mbahet këtë verë.

“Gjermania ka një shans të madh për t’u bërë kampione e Evropës. Ne kemi një ekip të mirë dhe jam i lumtur me emërimin e Julian Nagelsmann si përzgjedhës”.

“Krahas cilësisë që kanë lojtarët, kohezioni dhe harmonia ishin të rëndësishme për të për të krijuar një energji pozitive kjo është tepër e rëndësishme në turne”, deklaroi ai.

Matthaus, i cili fitoi 15 trofe me Bayern Munich dhe dy me Interin dhe në vitin 1990 u shpall futbollisti më i mirë në botë.

Lexo po ashtu Konfirmohet ftesa e parë e Syvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

I pyetur se cilat kombëtare i konsideron favorite, ai është përgjigjur, duke i futur në mes edhe tre kundërshtarët e Shqipërisë në grup.

“Për mua, nënkampionia e botës Franca, pastaj Anglia dhe Gjermania janë ndër favoritët. Pas tyre janë Kroacia, Belgjika, Spanja, Portugalia dhe kampioni në fuqi Italia”, deklaroi gjermani i njohur.

Shqipëria është në grupin B me tri ekipet që i sheh si favorite edhe Matthaus, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. /Telegrafi/

 

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version