Telegrafi

Legjenda e Liverpoolit, Johnston: Duhet ta blejmë Messin

Xherdan Shaqiri e Lionel Messi. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Fituesi i pesëfisht i Topit të Artë ishte i pafuqishëm për të ndalur rënien e blaugranëve nga Liga e Kampionëve.

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Craig Johnston mendon se anglezët duhet të përpiqen të nënshkruajnë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Liverpooli arriti ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë 3-0 duke triumfuar 4-0 kundër kampionit spanjoll, Barcelonës.

“Duhet ta blejmë Lionel Messin”, tha legjenda e klubit anglez duke analizuar takimin e mbrëmshëm.

Ekipi anglez theksojmë se është një nga skuadrat më të suksesshme të kontinentit, me 18 tituj në Ligën Premier dhe pesë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/